Teksa sezoni turistik ka nisur dhe numri i pushuesve është gjithnjë në rritje, siguria në plazhet e Lezhës pritet të jetë problem edhe këtë vere.Ndonëse ka rritje të numrit të vrojtuesve të plazhit ku aktualisht janë aktiv 120 përsona të çertifikuar, sërish nuk plotësohen nevojat, pasi në të gjithë vijen bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Tale numerohen mbi 200 stacione plazhi.Ky fakt bëhet i ditur nga Sekretarja e Federates së Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Uje Eni Metaj, sipas të ciles subjektet private duhet të kuptojnë rëndësinë e vrojtuesit dhe të marrin masa.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu paralajmeron me bllokim aktiviteti të gjitha subjektet që shfrytëzojnë plazhin dhe nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara në kontrate, kryesisht në parametrat e sigurisë.

Task-forca e Bashkisë Lezhë e përbërë dhe nga aktor të tjere vendor do të zbrese në terren brenda kësaj jave për të monitoruar kushtet e sigurisë në të gjithë vijen bregdetare të Lezhës.

Artikulli paraprakGJURAJ: NË GARË ËSHTË SHKELUR PARIMI I BARAZISË
Artikulli tjetërBEKIM BALAJ NË MBËSHTETJE TË ELSEID HYSAJT