Pas shume diskutimesh dhe hezitimesh Ministria e Finances dhe ajo e Punes kane vendosur rritjen e pages minimale, nga 22 mije qe ishte ne 24 mije lek te reja.
Eshte kryetari i Bashkimit te Sindikatave te Pavarura Shkoder Albert Tuka qe ben te ditur nje fakt te tille teksa e cileson kete si nje arritje te BSPSH edhe pse kjo e fundit ne fakt ka kerkuar qe kjo rritje te ishte akoma me e larte, por qe sipas Tukes ishte sektori i fasonerise ai qe nuk e lejoi nje gje te tille. Megjithate kryetari Tuka thote se rritja e pages minimale ne kete periudhe po shfrytezohet per fushate zgjedhore. Nga ky vendim pritet të preken më shumë sektori eksportues dhe i prodhimit, të cilët pagat e ulëta i kanë si avantazh konkurrues