Ne pensionin e ketij muaj, qe ka nisur shperndarjen diten e sotme , pensionistet jane njohur me rritjen qe qeveri beri se fundmi per kete kategori e cila konsiston vetem ne 1670 leke te vjetra.
Vleren e kesaj shtese te pensionit Ata e cilesojne nje turp te kesaj qeverie qe po tallet me kete kategori pasi parate qe marrin nga pensioni nuk mmbulon as nevojat me minimale te tyre. Mjaft te pakenaqur pensionistet jane edhe rradhet e gjata qe krijohen cdo fillim muaji duke bere qe ata te jene te detyruar te presin me ore te tera per terheqjen e pensionit. Nga kjo rritje përfitojnë plot 635 mijë pensionistë, prej të cilëve 461 mijë janë në qytet dhe 142 mijë në zonat rurale. Kjo rritje përfshin edhe 32 mijë pensionet e parakohshme të ish ushtarakëve, policëve, punonjësve të gardës, punonjësve të nëntokës, industrisë ushtarake apo ish pilotëve.