Volumi i mallrave të tregtuara me det dhe hekurudhë shënoi rritje gjatë 3-mujorit të parë të vitit, ndërkohë që transporti ajror ka shënuar rënie në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, peshën më të madhe e mbajti transporti i mallrave me det, që për periudhën janar-mars arriti në gati 1.300 mijë tonë apo 5.5% më shumë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Volumi i mallrave të eksportuara me det zë 44,1 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara dhe 68,3 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të importuara.

Pjesa dërrmuese apo 95.9% e volumit të mallrave u transportuan nga porti i Durrësit, duke shënuar rritje me 14.3% në raport me 3 – mujorin e parë vitit të kaluar, ndërsa pjesa tjetër u nda mes 3 porteve të tjerë në vend, që janë Vlora, Shëngjini e Limjoni në Sarandë. Ndërkaq, ndryshe nga transporti me det, volumi mallrave të transportuara m ajër shënoi rënie me 6.8%, në krahsnim me periudhën janar – mars 2022. Në total, përmes këtij transporti u tregtuan rreth 450 tonë mallra, përfshirë postën.

Pa përfshirë postën, volumi i mallrave të eksportuara dhe të importuar me ajër në tremujorin e parë 2023 është 333 tonë apo 10.2% më pak në raport me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar. Sa i takon transporti hekurudhor, shifrat mbeten modeste, ndonëse me një rritje prej 5% në raport me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar. Sipas INSTAT, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në periudhën janar – mars është 149 mijë ton.

Artikulli paraprakKANDIDATI I KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË” BARDH SPAHIA TAKIM ME GRATË DHE VAJZAT E RAJONIT 4
Artikulli tjetërA MUND TË PINI KAFE KUR JENI SËMURË? ZBULONI EFEKTET E SAJ KUR NUK NDIHENI MIRË