Rritja e çmimeve do të jetë e fortë edhe në muajt në vijim. Sipas Bankës së Shqipërisë inflacioni në vend rrezikon të mbetet në nivele të larta përtej fundit të këtij viti duke vënë në rrezik rritjen ekonomike.

“Ne analizat tona arsyeja e rritjes se inflacionit ka te bej me faktin që presioni nga tregu i huaj vazhdojnë të jenë të forta dhe me bazë të gjerë duke tejkaluar edhe pritjet tona në fillim të vitit por së dyti edhe për faktin që edhe ekonomia e brendshme ka filluar të reagojë ndaj tyre dhe goditja fillestare e çmimeve nga tregu i huaj ka filluar të transmetohet tashmë Inflacioni në vend rrezikon të mbetet në nivele të larta edhe në vitin 2023 dhe 2024. Nuk mund të kemi një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë nëse inflacioni do të qëndroj për një kohë të gjatë mbi objektivin tonë prej 3% dhe ky do të ishte dëmi më i madh që do mund t’i bëhej ekonomisë shqiptare në mungesë të reagimit të ekonomisë shqiptare.”, tha Erald Themeli, Drejtor departamenti i politikës monetare.

Në raportin e Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e katërt të vitit 2022 thuhet se pritjet e bizneseve për inflacionin qëndrojnë në nivele më të larta krahasuar me agjentët e tjerë të ekonomisë. Bizneset presin që inflacioni pas një vitit të jetë 12.7% duke pësuar kështu një rritje më të madhe. Ndërsa konsumatorët presin që inflacioni pas një viti të jetë 9.1%, rreth 0.5 pikë përqindje më pak se pritjet e tyre në tremujorin e dytë.

Artikulli paraprakPARLAMENTI EVROPIAN MIRATON HYRJEN E KROACISË NË SHENGEN
Artikulli tjetërPROTESTA E RITHEMELIMIT, AMBASADA E SHBA-VE KËSHILLON QYTETARËT