Kjo barake është streha e vetme e 64-vjeçares Shaqe Leka në Ishull-Lezhë, që prej tërmetit të nëntorit të vitit 2019-të.Banesa e saj u dëmtua nga lëkundjet e forta sizmike dhe puna për rindërtimin e shtëpisë nuk ka nisur ende.

Jetesa në barake është mjaft e vështire tregon gruaja e vetmuar, e cila trajtohet me bonus qiraje me vlerë 10 mijë lek të reja, para që i përdor për tu ushqyer, pasi nuk ka asnjë të ardhur tjeter.Mes vështiresive ekonomike dhe pa një çati mbi kokë 64-vjeçarja kërkon ndihmen e shtetit për strehim.

Në situatë të ngjashme janë 40-familje në Lezhë, pasi puna për rindërtimin e banesave individuale ka stopuar.Shkak është bërë rritja e kostos së ndërtimit, por po punohet për ti dhënë zgjidhje problematikes thotë nën kryetari i Bashkisë Ermal Pacaj, i cili flet edhe për rastin e gruas që jeton në barake.

Bashkia Lezhë ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i viti 2019-të dhe sipas dhë dhënave zyrtare, proçesi i rindërtimit ka përfunduar në masen 90%

Artikulli paraprakSHFYTËZIMI I LUMIT MAT, IKMT E POLICIA NË AKSION
Artikulli tjetërITALIANI QË U PREZANTON TURISTËVE SHQIPËRINË