Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kritikuar qeverinë për mungesë të mbështetjes financiare ndaj blegtorëve duke bërë që numri i krerëve brenda 5 vitesh, të përgjysmohet. Nëpërmjet një postimi të bërë në facebook, Meta shkruan se Shqipëria prodhon më pak qumësht se çdo vend tjetër në Europë, 41 litra për banor krahasuar me 1900 litra për banorë që është aktualisht në BE.

“Mohimi i mbështetjes për fermat tona blegtorale, mungesa e mbështetjes financiare nga Qeveria për fermat dhe bagëtitë tona, ka bërë që sektori blegtoral vendas të mos mbulojë dot kostot e prodhimit. Prandaj edhe numri i krerëve brenda një pesëvjeçari është thuajse përgjysmuar dhe vazhdon uljen e pandalshme. Shqipëria, prodhon sot më pak qumësht se çdo vend tjetër në Europë. Vetëm 41 litra qumësht nga bagëtitë për banorë, ndërkohë që në Europë kjo sasi shkon deri në 1900 litra qumësht për banorë”-shkruan Meta. Sipas tij ulja e prodhimit vendas për qumështin ka sjellë rritjen e çmimeve të produkteve të bulmetit deri në 70% krahasuar me një vit më parë.

“Kjo ulje e jashtëzakonshme e prodhimit vendas të qumështit, ka çuar në rritje me 70% të çmimeve të bulmetit për konsumatorin, në krahasim me një vit më parë. Qumështi ynë sot u shitet qytetarëve më të varfër të kontinentit, 30% më shtrenjtë se sa fqinjët dhe Europa. Fermerët dhe blegtorët duhet të dinë se shfarosja e programuar e bagëtive të vendit është ftesë për braktisje dhe largim të tyre”-shtoi ai. Në përfundim të postimit të tij, Meta shkruajti se zgjedhjet e 14 majit do të jenë vendimtare për të ndalur shpopullimin dhe falimentimin e bujqësisë.

Artikulli paraprakLAJM I FUNDIT/ PLAGOSET NJË 32 VJEÇARË, RRETHANAT ENDE TË PAQARTA
Artikulli tjetërKURTI DHE VUÇIÇ TAKOHEN MË 27 SHKURT NË BRUKSEL, AMBASADORI I BE NË SERBI