Rritja e çmimeve ka bërë që qeveria të miratojë vendim për paketën antikrizë ku ka nisur me indeksimin e pensioneve, ku ministrja Ibrahimaj tha se do të jetë 3.3 %. Kjo tha ministrja është më e lartë se parashikimi, pasi ishte menduar që sipas ligjit të indeksohej 2.4 %.
Për 3 muaj pensionistët që e kanë pensionin sa gjysma e pagës minimale ose me pak do të marrin 3000 lekë.
“3.3 % indeksim të pensioneve, 3.3 mld lekë . parashikimi fillestar ishte 2.4 % , megjithatë për shkak të rritjes së çmimeve indeksimi do të bëhet i rritur me 3.3 %. 2500 lekë është shtesa e në një familje mesatare lidhur me rritjet e çmimeve të shportës, ne kemi dhënë 3000 lekë”, tha Ibrahimaj.