Produkti i naftës që pritet të shtrenjtohet minimalisht me 20 lek për litër nuk është pritur aspak mirë nga fermerët e Kosmacit në zonën e nënshkodrës.

Ata thonë se cmimi i naftës aktualisht është tepër i lartë dhe sikur të rritet më shumë atëherë do ti falimentojë ata totalisht. Përveç vështirësive dhe punes së madhe që u duhet për marrjen e prodhimeve nuk kanë një treg të garantuar ndaj ky do të ishte nje shpenzim i tepërt për të ardhurat e pakta që sigurojne nga toka.

Çmimet e punimit të tokës por edhe mungesa e mjeteve motorrike për shkak të cmimit të karburanteve dhe mos subvencionimit nga shtetit ka bërë që pjesa më e madhe tyre të braktisin bujqësinë dhe të lënë vendin e tyre duke u larguar drejt Europës

Mungesa e infrastrukturës, mbështetjes së fermerëve apo të një tregu që tërheq prodhimet e fermerëve vendas, ka sjelle pasoja për prodhuesit . Ata punojnë me sipërfaqe të kufizuara për të ulur sadopak shpenzimet

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET 22 VJEÇARI, QËLLOI ME ARMË NË AJËR
Artikulli tjetërVLLAZNIA FIRMOS ME MBROJTËSIN MAQEDONAS FILIP GLIGOROV