Rritja e çmimit të ujit të pijshem në masen 12 % për familjaret në Bashkinë Lezhë u bë objekt diskutimesh në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Alfrida Marku, i kërkoi bashkisë që të marrë masa që rritja e tarifes së ujit të mos ndodhe, pasi vetë këshilli ka votuar kunder një vendimi të tillë në mbledhjen e muajit dhjetor të vitit që lam pas.
Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Elson Frroku tha se kjo njesi vendore ka qenë kunder rritjes së tarifes së ujit të pijshem për familjaret, por vendimi është marrë nga Enti Rregullator i ujit, organ i cili nuk varet nga bashkia.Në këto kushte bashkia do të ushtroje të gjitha kompetencat e saj për ta ndaluar diçka të tillë, tha Frroku.
Nga data 5 prill i këtij viti, tre bashkitë që furnizohen me ujë nga Ndërmarrja e Ujësjellësit të Lezhës do të kenë çmime të rritura të furnizimit me ujë për familjarët.Një vendim i fundit i Entit Rregullator ka vendosur që çmimi i ri të jetë 65 lekë/m3 nga 58 lekë/m3 që ishte më parë.