Prej datës 5 prill çmimi ujit të pijshem për famijaret në Lezhë është rritur në masen 12 %.Pavarësisht kundërshtimit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak i cili votoi kundra, vendimi i Entit Rregullator ka hyre në fuqi, duke rënduar mbi xhepat e qytetareve.Këta të fundit thonë se kjo rritje e çmimit të ujit është e papërballueshme, referuar të ardhurave të pakta, por sipas tyre populli nuk pyetet.
Deri në fillim të muajit prill qytetaret e Lezhës kanë paguar 58 lekë/m3 për ujin, ndërsa Entit Rregullator ka vendosur që çmimi i ri të jetë 65 lekë/m3 pra gati 12% më shumë.
Ndërkohë tarifa e ujit është rritur edhe në dy bashkitë e tjera Kurbin dhe Mirditë që furnizohen nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Lezhë.Më herët ERRU miratoi një tjetër vendim që rishikonte çmimin për Vlorën dhe ku familjet nga shkurti paguajnë 33 për qind më shumë sesa më parë.