Rritja e çmimit të karburanteve prek në mënyrë të drejtpërdrejtë drejtuesit e mjeteve. Në Shkodër shumë prej shoferëve shprehen se kjo rritje e naftës, benzinës dhe gazit është e papërballueshme për ta. Shoferët tregojnë se nëse nuk do të ketë një ulje të çmimit atëherë janë të detyruar që të lënë makinat dhe të ecin në këmbë.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama doli në një deklaratë ku theksoi se Shqipëria po preket nga kriza ndërkombëtare e energjisë elektrike e cila parashikohet të diktojë rritjen e çmimeve të elektricitetit dhe karburanteve deri në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Shtrenjtimi për naftën është më 15 deri në 25 lekë për litër ndërsa gazi është shtrenjtuar më 30-40 lekë.

Artikulli paraprakMINISTRJA KUSHI: SHTYHET FILLIMI I VITIT TË RI AKADEMIK
Artikulli tjetërSHKODËR, SHËNDETI MENDOR NË FOKUS TË INSTITUCIONEVE