Sot Finlanda ka njoftuar se do të zgjasë mbylljen e saj të kufirit me Rusinë deri në një njoftim të mëtejshëm. Finlanda, e cila iu bashkua aleancës ushtarake të NATO-s, pas pushtimit rust ë Ukrainës, thotë se rritja e madhe e numrit të azilkërkuesve, është orkestruar nga Rusia, akuzë të cilën Moska e ka mohuar.
Dy fqinjët ndajnë një kufi prej 1,340 kilometrash (830 milje). Vendi nordik mbylli kufirin në mes të dhjetorit të vitit 2023 pasi rreth 1000 emigrantë kishin mbërritur pa viza përmes pikave kufitare me Rusinë që nga gushti. Finlanda që atëherë e ka zgjatur mbylljen disa herë, me zgjatjen e fundit që skadon më 14 prill.
“Vendimi do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e mëtejshëm, por jo më gjatë se sa është e nevojshme,” thuhet në një deklaratë të qeverisë të enjten.