Me vendimin e qeverisë, prej 1 korrikut punonjësit e sektorit shtetëror do kenë rritje page. Për mësuesit paga mesatare do të shkojë në 950 euro. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video të mësuesve të cilët shprehin vlerësimin për rritjen e pagave.

Sipas tyre më në fund figura e mësuesit po vlerësohet siç duhet dhe se kjo pagë vendos në vend dinjitetin e tyre.

“Ky është një lajm i gëzueshëm, për mua, gjithë kolegët, sepse kthehet në një vlerësim të madh për figurën e mësuesit, për punën tonë.

Më në fund mësuesit po vlerësohen siç duhet.Ky është viti i parë i punës për mua dhe kjo rritje rroge është stimul për të ecur para.U vendos më në fund dinjiteti i mësuesit”, shprehen mësuesit.

Ndërkohë, kreu i qeverisë shkruan se më e mira është ende para.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi që e morëm në dorë copë e çikë, e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950 EURO në muaj, si edhe me bindjen se më e mira është ende përpara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Me këtë rritje pagash të miratuar më 26 qershor 2024 paga mesatare në sektorin shtetëror arrin në 105 mijë lekë. Për këtë rritje të pagave, që është e fundit e reformës së ndërmarrë nga qeveria në vitin e kaluar, vetëm për periudhën korrik-dhjetor 2022 nga buxheti i shtetit do të shpenzohen afro 108 milionë euro për rritjen e pagave. Fatura do të rritet më tej në vitin e ardhshëm pasi për të mbajtur këtë nivel të ri pagash nga buxheti i shtetit do të shpenzohen afro 390 milionë euro.

Paralelisht me këtë rritje, prej 1 janarit 2026, të gjitha pagat e sektorit shtetëror do të indeksohen me normën e inflacionit. Indeksimi i rrogave të administratës do të bëhet një herë në dy vite.

Artikulli paraprakALTERNIME VRANËSIRASH DHE KTHJELLIME, SI PARASHIKOHET MOTI PËR SOT
Artikulli tjetërMË 27 QERSHOR HYN NË FUQI LIGJI PËR SHTETËSINË DHE DYSHTETËSINË NË GJERMANI, JA KUSHTET QË DUHEN PLOTËSUAR