Kryeministri Edi Rama vlerësoi sistemin arsimor aktual, duke deklaruar se u trashëgua një sistem arsimor që ishte ndërtuar vetëm me një korsi.

Rama: Kemi trashëguar një sistem arsimor të ndërtuar enkas me një korsi. Nga klasa e parë drejt e në universitet. Arritën të thyejmë një rekord botëror duke pasur 18 hetrë më shumë universitete sesa Britnia dhe 15 herë më shumë se Gjermania për frymë. Kreu i ekzekutivit tha se hyra në universitete duhet të bëhet më e vështirë.

Rama: Hyrja në universite duhet të bëhet më e vështire për të siguruar që kush del nga universiteti është një shërbëtor i këtij shteti. Sepse efekti zinxhir i këtij shkatërrimi që fillonte nga klasa e parë nuk përfundon kur studenti merr diplomën, por kur studenti merr në dorë fatet e njerëzve. Dhe çfarë është mbjellë korret pastaj në kurriz të atyre që me të drejte presin që të kenë një shtet që shërben me cilësi, të kenë një tërësi institucionesh që projektojnë të ardhmen dhe administrojnë të tashmën.

Artikulli paraprakNIKOLLA: SOT, RAPORT I RI PUBLIK-PRIVAT NË ARSIM
Artikulli tjetërME URDHËR NGA PRESIDENTI – ÇIFTI PAGUHET 100$ PËR VRASJEN E ÇDO SHPËRNDARËSI DROGE