Këtë të enjte në parlament me 97 vota pro u miratua vendimi për rritjen e pagës së deputetëve. Ndërkohë qytetarët shkodranë të pyetur sesi iu duket ky vendim ata shprehen se fillimish u duheshin rritur pensionet pensionistëve.

Por nga ana tjetër nuk mungojnë edhe komentet me nota humori për rritjen e pagave të deputetëve.

Rritja e pagave për ministrat dhe deputetët u bë me propozim të vetë deputetëve nga mazhoranca dhe opozita gjatë diskutimit të projektligjit në komisionet parlamentare. Pagat e reja do të jenë në fuqi që prej 1 prillit, ndërkohë që është marrë pëlqimi i presidentit që ligjet të dekretohen sa më shpejt.

Artikulli paraprakITALIANI QË U PREZANTON TURISTËVE SHQIPËRINË
Artikulli tjetërKRYETARI I KOMUNËS SË ZVEÇANIT FUTET BRENDA NË KOMUNË