Rritja e pemëve decorative të cilat janë të mbjellura përgjatë gajtësisë së trafikndarëses nga lagjja “Perash” deri në afërsi të lagjes “Xhabiej” është kthyer në një problem shqetësues për drejtuesit e automjeteve.
Për shkak se kalojnë njerëz nga njëra-anë në tjetrën shoferët e kanë thuajse të pamundur të kenë fushë pamje të qartë, sidomos gjatë orëve të natës.Do të mjaftonte vetëm një cast nxitimi apo mungesë e vëmendjes nga drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët mund të përfundojnë nën rrotat e makinës cka do ti kushtonte mbase edhe jetën.Kanë qënë të shpeshta këto raste kur mjetet kanë përplasur kalimtarët në këtë zonë për shkak të këtij fenomeni.Moskrasitja e pemëve nga ndërmarrja e pastrim gjelbërimit ka bërë që në disa vende pemët të arrijnë në gjatësi mbi një metër e gjysëm. Nuk mungojnë dhe problematika të tjera si mungesa e sinjalistikës vertikale dhe asaj horizontale,parkingjet e automjeteve apo dhe parakalimet e gabuara që shpesh herë ndërmerren nga drejtues të cilët s’kanë asnjë tabelë orjentuese apo dhe vijëzim të rruges. Kjo është mëse e domosdoshme në një rrugë të tillë si kjo që ka një fluks të lartë qarkullimi. E pavarësisht se s’kanë munguar ankesat e qytetarëve shkodranë për këtë problem, punonjësit e pastrim gjelbërimit nuk janë parë të ndermarrin asnjë masë konkrete nga ana e tyre, për të bërë krasitje të pemëve në mënyrë që të shmangin rrezikun e jetes së kalimtarëve të rastit sidomos të fëmijëve që shpeshherë janë të pashoqëruar nga prindërit