“Ngarkesa e dyfishtë, diabeti dhe obeziteti”, kjo ka qenë tema që pedagogu i Universitetit të Mjekësisë të Tiranës, Florian Toti, ka mbajtur përpara studentëve të Universitetit të Shkodrës këtë paradite.

Ky i fundit ka diskutuar me studentët një analizë të plot të faktorëve që ndikojnë në rritjen e vazhdueshme të prevalencës së popullatës shqiptare me diabet. Ai bënë me dije se mesatarisht në shqipëri shtohen 3 deri në 5 mijë raste të reja me diabet. Sipas Totit, diabeti edhe mund të parandalohet, por duhet patur kujdes që të kapet sa më shpejt në kohë. 

Shqiptarët kanë informacion, por ka akoma nevojë që të njohin të gjitha rreziqet. Ndërkohë, ai bënë me dije se është propozuar që medikamentet për këtë sëmundje të mund të merren pa u paraqitur në Tiranë. Diabeti është një ndër sëmundjet, e cila po shtohet me ritme shumë të larta, jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri. Shtimi thuajse i pakontrolluar në një stil jete jot ë shëndetshëm ka bërë që të shkoj deri në përmasat e një epidemie.

Artikulli paraprakMBYLLET TREGU I RROBAVE TË PËRDORURA
Artikulli tjetërGËRRYERJA E LUMENJVE, GJOBA NDAJ SHKELËSVE