Italia ka hyrë në një bllokim total për tre ditë, si një përpjekje për të ndaluar përhapjen e Covid-19. BBC, shkruan se ky vendim ka ardhur me rastin e festës së Pashkëve.
Të gjitha rajonet tani janë në “zonën e kuqe”, ndërsa vendi lufton me një valë të tretë, me rreth 20,000 raste të reja në ditë.
Lëvizjet janë të ndaluara, por njerëzit lejohen të hanë hanë drekën e Pashkës, në shtëpitë e tyre me dy të tjerë. Kishat janë gjithashtu të hapura, por adhuruesve u thuhet të marrin pjesë në shërbimet brenda rajoneve të tyre.
Po ashtu mësohet se Papa Françesku, do të japë mesazhin e tij të Pashkëve në sheshin e Shën Pjetrit, i cili do të jetë bosh.
Pas fundjavës së pushimeve, rajone të ndryshme do të qëndrojnë më pas në kufizimet e “zonës portokalli” ose “zonës së kuqe” deri në fund të muajit.
Kufizimet e Italisë vijnë ndërsa vendet në të gjithë Evropën përpiqen të mbajnë nën kontroll rritjen e rasteve nga Covid-19.
Italia është një nga vendet më të prekura në Evropë, ku prej fillimit të pandemisë deri më tani, sipas të dhënave kanë humbur jetën 110,328 persona dhe janë infektuar 3,629,000 të tjerë.