Rritja e veprave penale me autor të mitur ka vënë në lëvizje institucionet ligjzbatuese në Lezhë. Ata u bëne pjesë e një tryeze të përbashket diskutimi ku u nënshkrua dhe nje marrëveshje “Për koordinimin e veprimtarisë për Drejtësinë Miqësore ndaj fëmijës në nivel vendor” midis institucioneve përgjegjëse dhe pjesëmarrëse në administrimin e Drejtësisë Penale për të Mitur në Rrethin Gjyqësor Lezhë. Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ngriti shqetesimin e sjelljes problematike të të miturve dhe nevojen për ndërhyrje, për të parandaluar veprat penale qe ata mund të kryejne.

Kodi i ri penal për të miturit ka ndryshuar sjelljen e institucioneve ligjzbatuese ndaj tyre, u shpreh zv ministri i drejtësisë Klajd Karameta.

Kjo iniciative bashkëveprimi mes institucioneve ligjzbatuese për çështjet e të miturve, u iniciua nga programi i UNICEF ne Shqiperi.

Artikulli paraprak“PSIKOLOGU TEK PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE”
Artikulli tjetërFESTAT E NËNTORIT, BASHKIA NJË JAVË AKTIVITETE