Moti i qëndrueshëm do të jete dominant në të gjithë territorin shqiptar përgjatë gjithë 24-orëshit duke bërë që kthjellimet të jenë prezente në bregdet dhe zonat e ulëta.
Sipas MeteoAlb me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Orët vijuese do të mbeten nën dominimin e motit te kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 12°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior – verilindor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.