Vendi ynë do të mbizotërohet sot nga mot me vranësira dhe shira të dobët në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër të territorit.

Sipas MeteoAlb sot priten reshje të pakta dëbore në zonat malore verilindore-juglindore të vendit.

Gjatë ditës pjesa me e madhe e vendit do të mbetet me kthjellime dhe vranësira te dendura ndërkohë vijon të mbetet problematike situata e ngricave në pjesën më të madhe të zonave malore si pasojë e temperaturave të ulëta.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes. Në mesditë temperaturat do luhaten nga -2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Artikulli paraprakSOT SEANCA E TRETË NË ‘KUSHTETUESE’ PËR SHKARKIMIN E METËS, PRESIDENCA DO KTHEJË PËRGJIGJE PËR 72 PYETJET E GJYKATËS
Artikulli tjetërNGA 40 MIJË DERI NË 120 MIJË LEKË, RAMA: 150 MIJË FËMIJË KANË FITUAR BONUSIN E BEBEVE NË 3 VITE