Këtë të diel vendi ynë do të vijoj të ndikohet nga vlerat e larta barike të cilat do të diktojnë mot të qëndrueshëm në Shqipëri, ku paraditja do të jetë me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalim vranësirash në pjesën tjetër të territorit. Por në orët vijuese vranësirat e lehta do të shfaqen edhe në zonën e ulët, duke e lënë bregdetin në dominimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Artikulli paraprakTRAZIRAT NË VERI TË KOSOVËS, MINISTRIA E JASHTME E SHQIPËRISË: SERBIA TË TËRHEQË FORCAT E ARMATOSURA PRANË KUFIRIT!
Artikulli tjetërTARGAT/ PRESIDENTI I KËSHILLIT EVROPIAN THIRRJE VUÇIÇ DHE KURTIT: TËRHIQNI BARRIKADAT DHE POLICINË NGA VERIU