Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka raportuar para KLP ditën e sotme për veprimtarinë e organit që drejton gjatë vitit 2022.

Sipas tij, gjatë vitit që lamë pas, është parë që rastet e pastrimit të parave, kanë qenë në rritje, ndërsa po ashtu gjatë 2022 janë regjistruar 12 çështje të reja, të kallëzuara nga juridiksione të huaja.

“SPAK ka demonstruar se rastet për pastrim parash janë në rritje. Në 2022, 12 çështje të reja, çështje me burim kallëzimi nga juridiksione të huaja. SPAK i ka kushtuar vëmendje të veçantë veprave penale në trafik narkotikësh apo terrorizmit. Janë rritur me 30% çështjet lidhur me korrupsionin. Po ashtu prokurorët u janë nënshtruar disa trajnimeve të rëndësishme”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakDY PD-TË SËRISH NË KAS, SOT VENDOSET NËSE GRUPI I ALIBEAJT FUTET NË ZGJEDHJE
Artikulli tjetërCELIBASHI PËR ZGJEDHJET E 14 MAJIT: RREZIKOHET KORRUPSION DHE NEPOTIZËM NËSE…