231 ish-studentë të degës së infermierisë në universitetin e Shkodrës në vitet 2001-2007 do të përfitojnë 50 mijë lekë të vjetër rritje page. Kjo ka ardhur pas këmbënguljes së departamentit të infermierisë në universitetin “Luigj Gurakuqi”

tek ministria e arsimit pasi ky numër ish-studentësh që sot punojnë si infermier në spitale të ndryshme të Shqipërisë ka përfunduar studimet me sistemin 3.5 vjeçar. Shefi i departamentit të infermierisë Emiljano Pjetri i bën të ditur ish-studentëve këtë rritje page që do përfitojnë.

Shefi i departamentit të infermierisë tregon edhe më në detaje se si është arritur që të bindet ministria e arsimit për këtë njehsim diplomash për 231 ish-studentët që sot punojnë si infermier.

Deri më tani 231 infermierët që përfshihen nga ky ndryshim nuk e kanë përfituar rritjen e pagës për disa vite me radhë gjë e cila tashmë ka ndryshuar pas ndërhyrjes së vazhdueshme të universitetit të Shkodrës tek ministria e arsimit.

 

 

Artikulli paraprakKUPA NË XHUDO, VLLAZNIA DOMINON ME 4 VENDE TË PARA
Artikulli tjetërSANDËR LLESHAJ HEQ DORË NGA KARRIERA USHTARAKE, I SHKRUAN METES