Rrjedha e lumit Drin që kalon pranë fshatit Kuç në njësinë administrative Gur I Zi është kthyer në një vend grumbullimi mbeturinash si pasojë e depozitimit të tyre nga banorët e zonës. Në disa zona ka sasi të madhe të mbeturinave inerte dhe urbane të hedhura pranë rrjedhës.

Ky vend më parë është shfrytëzuar për plazh nga banorët e fshati Kuç por edhe më gjerë për shkak të bukurive natyrore që ka por edhe për ujin e pastër I cili deri pak muaj më parë ishte I pandotur. Gjendja në të cilën paraqitet tani kjo rrjedhë në njësinë administrative Gur I Zi lë për të dëshiruar.

Kur po ndotet edhe pjesa tjetër e këtij lumi në liqenin e Shkodrës, as rrjedha në njësitë administrative nuk I ka shpëtuar ndotjes nga ndotja e njeriut. Mbeturinat tashmë të hedhura në sasi të konsiderueshme në këtë zonë vetëm sa ndotin këtë peisazh I cili prej vitesh I ka rezituar fenomenit të depozitimit të mbeturinave vend e pa vend.

Një zonë e pa vizituar gjatë vjeshtës ,e cila të vetmit vizitorë që ka janë banorë të ndryshëm të cilët pa u vënë re vijnë dhe gërryejnë shtratin e rrjeshës së lumit Drin në këtë zonë. Një situatë e tillë duhej të evidentohej në kohë nga institucionet përgjegjëse pasi gërryerja e shtratit të lumit sjell dëme të tjera mjedisore.

Ndërkohë jashtë kamerave ka banorë të zoëns të cilët vlerësojnë këtë zonë si mjaft të veçantë për nga bukuria natyrore dhe në mënyrë të prerë duhet të ndëshkohet secili individ që tenton të ndotë dhe të dëmtojë natyrën në këtë zonë.

Artikulli paraprakKANCERI I GJIRIT, MESI: NDËRGJEGJËSIM EDHE NË ZONA RURALE
Artikulli tjetërSHKODËR, PROMOVOHET LIBRI “SAGA E DHIMBJES”