Dy operacione antidrogë të koduara “Rrjeta” dhe “Udhëtari” kanë çuar në sekuestrimin e 24 kg drogë në Mirditë dhe Elbasan.

Në pranga kanë rënë dy persona ndërsa njëri është shpallur në kërkim ” Rrjeta”- Operacioni u ndërmor mbrëmjen e 3 shkurtit 2017. U arrestua në flagrancë Kostandin Mrruku , 47 vjeç, banues në Mirditë si dhe u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit E.D. 33 vjeç, banues në Mirditë. Policia informon- “Këta 2 shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë konstatuar në fshatin Tarazh në Mirditë, me 22 kg lëndë e dyshuar narkotike Mariuanë , e paketuar në 20 pako gati për shitje” . Konstandin Mrruku është arrestuar në tentativë të largohej ndërsa E.D. ka arritur të largohet duke përfituar nga errësira dhe terreni i thyer malor. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

“Udhëtari” – Policia e Elbasanit njoftoi sot për operacionin ku u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Marijuanë” dhe u bë arrestimi në flagrancë i Ermir Skurës, 25 vjeç banues në fshatin Pishkash Librazhd. Policia informon- “Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur “Ura e Kushës” në Bradashesh, gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin e linjës Elbasan – Tiranë , në bagazhin e autobuzit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 2 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Marijuanë” Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve rezultoi se lënda narkotike dyshohet se i përkiste shtetasit të lartpërmendur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakSTOLTENBERG: NATO GARANTON PRANINË DHE SIGURINË NË KOSOVË
Artikulli tjetërKOSOVË – ARRIHET MARRËVESHJA PËR MURIN NË MITROVICË: PAJTOHEN PËR RRËZIMIN