Akademia e gjuhës Italiane Crusca ka zhvilluar sot në qytetin e Shkodrës një takim të titulluar “Ditët e Italisë në Unisversitetin e Shkodrës”.
Takimi konsistoi në ndryshimet që ka pësuar Italishtja, që kur ajo është prezente në mediat sociale. Një nga faktorët kryesorë që kanë ndikuar në shkatërrimin e gjuhës Italianë janë rrjetet sociale.
“Unë prej 20 vitesh merrem me komunikim medial.
Merrem me ndryshimet që ka pësuar Italishtja, që kur ajo është prezente në mediat sociale.
Normalisht e ardhmja eshtë kritika, që italishtja është shkatërruar nga rrjetet sociale. Ne jemi këtu për të sjellë edhe një dëshmi të faktit, se nëse rrjetet sociale përdoren mirë, mund ti bëjnë mirë gjuhës, e vecanerisht Italishtes
. Në realitet, duhet të përdoresh trurin. Kjo është ceshtja. Shkaku nuk janë rrjetet sociale, media, apo dicka tjetër. Duhet vetëm të përdoret truri, logjika”.
Akademia “Crusca” është akademia e gjuhës Italiane, që përkujdeset prej 500 vitesh për gjuhën, e cila ka nisur të dialogojë në mënyrë informale me një publik më të ri mbi mënyrën si shkruhet gjuha Italiane në mediat sociale.
“Ne prej 2012 jemi pjesë e kësaj nisme, që kur akademia CRUSCA krijoi sitin Ëeb, faqen facebook dhe tëiter.
Gjatë këtyre muajve, akademia Crusca që është akademia e gjuhës Italiane, që përkujdeset prej 500 vjetesh për gjuhën, ka nisur të dialogojë në mënyrë informale me një publik më të ri, përmes këtij kanali.
Komunikimin e bëjnë përmes rrjeteve sociale, mbi mënyrën si shkruhet gjuha italiane aty, që gjithmonë duhet patur kujdes, të vihet logjika në punë, që të mos kemi deformime, apo demtime. Janë disa forma, që nuk ndjekin italishten sipas gramatikës së të shkruarit, që në fillim krijojnë dyshime, apo të habisin.
Por edhe aty duhet nxjerre konteksti dhe duhet patur parasysh që gjuha e folur apo shkruar në rrjetet sociale, nuk është ajo e gramatikës dhe prandaj duhet përdorur logjika për të marrë thelbin e gjësë.
Pra edhe aty kemi një gjuhë që ka rregullat e saj, le të themi ndryshe nga standarti”.
Deformimi i gjuhës së folur dhe asaj të shkruar është një fenomen që ndodh jo vetëm në gjuhën Italiane. Edhe gjuha shqipe ka pësuar mjaft ndryshime të cilat dukshëm, vihen re
kryesisht në rrjetet sociale, megjithatë pavarësisht kritikave nga shkrimtarë të ndyshëm ende nuk është bërë asgje në këtë drejtim për të analizuar dhe ndryshuar këtë realitet të hidhur në të cilin ndodhet gjuha Shqipe sot.