Prej 10 vitesh, rreth 200 banorë të lagjes 3 Heronjtë në qytetin e Shkodrës rrezikojnë jetën si pasojë e rrejtit të amortizuar elektrik.

Telat elektrikë të paizoluar dhe lartësia e tyre më pak se dy metër e bën të pamundur kalimin e automjeteve. Sipas banorëve, jeta e tyre është në rrezik të vazhdueshëm, ndërsa tregojnë se si pasojë e kësaj situate të krijuar, para disa koihësh aty ka humbur jetën një person. Luhatjet e energjisë elektrike kanë shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme në pajisjet elektroshtëpiake. Të kontaktuar nga Star Plus, Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sqaron se në atë zonë është parashikuar një projekt për riparimin e rrjetit, por për rastin në fjalë, OSHEE bën me dije do të kryhet një ndërhyrje emergjente në mënyrë që të zgjidhet problemi i banorëve.

Artikulli paraprakAMORTIZOHET SËRISH RRUGA “BESNIK CEKA”
Artikulli tjetërVLLAZNIA U-17 MUNDET NGA TIRANA, RREZIKON PLAY OFF