Drejtori i Përgjithshëm i OSHEE Ardian Çela deklaroi nga qyteti i Shkodrës se shifra e investimeve në këtë rajon është 10 mln Euro, ndërsa sipas tij, në projektet e hartuara do të investohen edhe shuma të tjera.

Çela foli edhe për rikonstuktimin e godinës së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes në qytetin e Shkodrës… Gjatë diskutimit me qytetarët, këta të fundit i kërkuan lehtësim të mëtejshëm të procedurave për shlyerjen e borxheve ndaj këtij operatori… Çela ishte i pranishëm në inagurimin e punimeve në njërën prej godinave të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shkodër. Sipas tij, projektet për investime do të shtrihen edhe në zonat rurale të qarkut.

Artikulli paraprak“FUQIA E SINDIKATAVE TË ARSIMIT ËSHTË BASHKËPUNIMI”
Artikulli tjetërARRESTOHET BASHKËPUNËTORI I MASAKRËS NË DAJÇ