Teatri “Migjeni” është rikonstruktuar para disa viteve, duke e kthyer në një gjendje shumë të mirë.

Megjithatë, stina e ftohtë vazhdon të jetë problematike për shkak të temperaturave të ulta. Sipas drejtoreshës Rita Gjeka, rrjeti hidraulik që ka teatri nuk është i përshtatshëm për ngrohjen dhe kërkon një rikonstruksion të plotë të tij, në mënyrë që ngrohja të mos jetë më një problem për panteonin. Megjithatë, ngrohja është e siguruar në mënyra alternative.

Bashkia ka vënë në dispozicion naftën, e cila përgjatë shfaqjeve ngroh sallën e teatrit. Por, problemi mbetet jo i vogël përgjatë punës dhe provave të trupës së teatrit. Teatri “Migjeni” para pak viteve i është ushtruar një rikonstruksioni, sidomos në ambjentet e jashme. Rrjeti hidraulik është një ndër të vetmet pjesë që nuk është ndërhyrë për sistemimin e tij.

Artikulli paraprak“DITA E HAPUR E SHERBELËS” NË KOPLIK
Artikulli tjetërARTAN FUGA PREZANTON NË SHKODËR “MURGU-n”