Rrjeti i kokainës, të arrestuarit në Shqipëri do ekstradohen në Itali

Tre personat e arrestuar mëngjesin e së martës në qytetin e Vlorës, në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut ndërkombëtar të drogave të forta, do të ekstradohen drejt Italisë. Autoritetet e shtetit fqinj përtej Adriatikut, të cilët ndoqën nga afër operacionin për arrestimet e 3 vlonjatëve, kanë nisur menjëherë procedurat për ekstradimin e tyre. Burime pranë Prokurorisë shqiptare u shprehen për Top Channel se për momentin, kanë në duar vetëm urdhërarrestet italiane ndaj 3 shqiptarëve, pasi hetimet për aktivitetin e tyre kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta nga vendet e ulëta të Europës drejt veriut të Italisë, janë zhvilluar nga autoritetet italiane. Sipas tyre, një prej tre të arrestuarve mëngjesin e së martës në Vlorë dyshohet të jetë edhe organizatori i këtij rrjeti trafiku. Sa i takon hetimit pasuror të tre shqiptarëve të arrestuar në Vlorë, Prokuroria shqiptare do të presë ecurinë e hetimeve nga autoritete italiane, të cilat do të përcaktojnë se ku i kanë financuar apo tjetërsuar të ardhurat e mbledhura nga aktiviteti kriminal. Grupi në fjalë, i cili përbëhej nga 11 persona, nëntë prej të cilëve shqiptarë ka trafikuar kokainë dhe kanabis sativa nga Luksemburgu, Belgjika dhe Holanda drejt veriut të Italisë

Artikulli paraprakVDES NË QSUT I BURGOSURI 73-VJEÇAR, 2 VITE E 8 MUAJ PA MBARUAR DËNIMIN
Artikulli tjetër“500 EURO OSE TË VRAVA”, SHQIPTARI TERRORIZON LOKALIN NË MILANO