Portieri veteran i Kombëtares ruse, Igor Akinfeev ishte heroi i ndeshjes mes Rusisë dhe Spanjës, e cila u vendos falë penalltive.

Pritja e tij spektakolare ka shkaktuar një entuziazëm të tifozëve të futbollit në të gjithë vendin.

Rrjeti i Twitter-it ishte i shpejtë për të lëvduar portierin duke hedhur idenë se performanca e 32-vjeçarit ishte mjaftueshëm e mirë sa për ta bërë atë presidentin e ri të Rusisë.

“Igor Akinfeev është emëruar unanimisht si president i ri i Rusisë. Për shkak të zëvendësimit, Putin pritet të lirojë zyrën të hënën,”-shkruhej nga fansat në rrjet.

Igor Vladimirovich Akinfeev, luan si portier për kampionët e CSKA-së së Moskës duke mbajtur edhe rekordin në Rusi si portieri me më pak gola të pësuar gjatë karrierës.

Reagimet në Twitter pas ndeshjes:

Artikulli paraprakNEGOCIATAT BRENDA 2019, FLECKENSTEIN MBËRRIN NË TIRANË
Artikulli tjetërINIESTA KOKËULUR PAS ELIMINIMIT, NJOFTON LARGIMIN NGA KOMBËTARJA