Ky është Ndue Çokaj një banor në fshatin Rrjoll në Velipojë i cili prej shumë vitesh është i rrezikuar bashkë me familjen e tij nga ky kabull i energjisë elektrike i cili ndodhet brenda oborrit të shtëpisë së tij. 56 vjeçari kërkon nga OSHEE që sa më parë të jetë e mundur ky kabull të vendoset në shtyllat e tensionit sepse gjatë dimrit dhe në momentin e parë që do ketë reshje shiu oborri i tij mbushet me ujë duke qenë rrezik i madh për këtë familje.
Edhe zona përpara shtëpisë ku ndodhet ky kabull i energjisë elektrike po ashtu kur ka shi mbushet me ujë duke rrezikuar familjen Çokaj apo të tjerë që mund të kalojnë aty.
56 vjeçari Çokaj thotë se OSHEE tre vite më parë ka sjellë këto dy shtylla që janë rreth 300 metër larg nga shtëpia e tij për të vendosur kabullin që kalon në oborrin e tij por që atëherë janë lënë aty duke mos i vendosur.
Lidhur me këtë situatë dhe pretendim që ka Ndue Çokaj, drejtori rajonal i OSHEE Armand Zhuka tha se në mënyrë të menjëhershme do të ketë një verifikim të këtij rasti dhe në rast se është përgjegjësi e OSHEE do të mundësohet vendosja e shtyllave për ta zgjidhur atë problem.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse familja Çokaj do vijojë të ketë kabullin në oborr apo ky problem do të zgjidhet nga OSHEE.