Në vendin e quajtur Rrjoll në Velipojë një shtetas po mbytej në det.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e  policise si dhe ambulanca, ku kane  konstatuan se shtetasi  Vebi  Dini, 74 vjeç banues në Dobraç, Shkodër, ishte nxjerrë  nga pushuesit nga  deti  ne gjendje kritike.Menjëherë i  është dhënë ndihma e parë mjekësore si dhe është transportuar per  në spital  por rrugës ka ndërruar jetë.Nga kqyrja paraprake nuk ka shenja të dukshme dhune. 

…..

Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Miro Sufaj, 34 vjeç, banues në Kastrat Malësi e Madhe.Ky shtetas me datë 21.08.2016, në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases B.S, 24 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Materialet proçeduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 21.08.2016, rreth orës 18:30,  njoftohemi se në Kelmend, Malësi e Madhe , një shtetas ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që ka konstatuar se shtetasi Leke Volaj, 56 vjeç, kishte hipur në shtyllën elektrike me inisiativën e tij për të bërë ndërhyrje në rrjet pasi kishte probleme me dritat.

Artikulli paraprakVAU DEJËS, SEKUESTROHEN 415 RRËNJË KANABIS SATIVA
Artikulli tjetërVLLAZNIA FEMRA, EKIPI NISET DREJT SLLOVENISË