Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike ka zbritur në terren duke takuar banorët e fshatit Rrjoll në njësinë administrative të Velipojës pas një proteste që zhvilluan këta të fundit pak ditë më parë lidhur me shkëputjen e shpeshtë të energjisë elektrike sa herë që ka erë apo reshje shiu.

Përgjegjësit që mbulojnë atë zonë shprehen banorët kanë premtuar se shumë shpejt, konkretisht brenda javës së ardhshme do të nisë një investim i ri i cili do të mundësojë eleminimin e linjës së vjetër që është e amortizuar dhe vendosjen e përcjellësve tek linja e re. Ky investim mund të shmang thonë banorët shkëputjen e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit. Në emër të banorëve foli kryeplaku i Rrjollit Sandër Viluni.

Banorët e fshatit Rrjoll protestuan para pak ditësh sepse prej vitesh gjatë muajve të dimrit sipas tyre energjia elektrike ndërpritet shpesh.

Pas kësaj proteste reagoi drejtori rajonal i OSHEE në Shkodër Armand Zhuka i cili hodhi poshtë këto pretendime se qëndrojnë 3 ditë pa energji ndërsa tha se do verifikohet në terren situate duke bërë që grupi përgjegjës të takojë banorët dhe t’i premtojë atyre se javën e ardhshme do nisë investimi në atë zonë.

Artikulli paraprakSHKODËR, INSTITUTET E ALBANOLOGJISË: NUK LEJOJMË SHKRIRJE
Artikulli tjetërHELMIMI I QYTETARËVE NGA UJI, REAGON GRIDA DUMA