Qëndra shëndetesore në Velipojë do të funksionojë normalisht për pushuesit e megjithatë problem mbetet zona e Rrjollit e cila nuk mbulohet me kete shërbim.Ashtu si dy vite më parë qëndra shendetesore ne Rrjoll mund të jetë peng i ambjentit.
Për këtë kërkohet një zgjidhje emergjente pasi cdo banor i Rrjollit apo turist në atë zonë duhet ti drejtohet qëndrës së vetme shëndetësore që ndodhet në qëndër të Velipojës.
Një fakt i tillë është bërë me dije nga Administratori i kësaj njësie Altin Kaci i cili thotë se ky problem nuk ka marrë zgjidhje. Velipoja disponon 3 autoambulanca megjithatë njëra është thuajse jashtë funksionit të saj, për shkak të amortizimit të theksuar.
Ndaj administratori Kaci i bën apel ministrisë së shëndetësisë për dhurimin e një autoambulance të re pasi është e domosdoshme kur frekuentimi në verë nga pushuesit është i lartë.
Që prej vitit 2016 psuhuesve në Rrjoll nuk i ofrohet një shërbim i tillë, megjithatë mes institucionit të Shendetit publik dhe Bashkise Shkodër po shikohet mundesia për zgjidhjen e një problemi të tillë.
Autoambulancat e qendrës shendetësore në plazhin e Velipojës shpesh përballen me mungesë karburanti.Procedurat e tejzgjatura nga ministria e linjës kanë bërë që në prag të sezonit sezonit akoma të vihet ne dyshim karburanti qe i duhet shërbimit shëndetësor në pikat turistike.
Ndërkohë fluksi që përballon qendra shëndetësore e Velipojës është tejet i lartë, ku cdo vit marrin mjekim rreth 2000 pacientë.Ndërkohë mësohet se në qendrën shëndetësore të plazhit të Velipojës janë siguruar medikamentet e nevojshme për sezonin e pushimeve.