Vepra e At Zef Pllumit “Rrno për me tregue”, erdhi për publikun mirditor përmes një monodrame me aktor Gjergj Doçin.Shfaqja u vu në skenen e Qendres Kulturore “Abat Doçi” në Rubik, ku rrëfimet e klerikut françeskan, u përcollen me mjaft mjeshtëri dhe emocione nga aktori mirditor Gjergj Doçi, i cili luajti rolin e At Zef Pllumit.

Vepra e “Rrno për me tregue” duhet të futet në tekstet shkollore, pasi mesazhet që përcjell do ti shërbenin mësëmiri brezit të ri i cili ka nevojë të dije për të kaluaren thotë aktori Gjergj Doçi.

Famullitari i Rubikut Dom Genc Çupi vlersoi veprimtarinë e At Zef Pllumit, vepra e së cilit ka lënë gjurme dhe duhet të jetë burim frymezimi për të gjithë shoqërinë.

Monodrama “Rrno për me tregue” zgjati rreth 60 minuta, duke hapur siparin e aktiviteve tre ditore me rastin e festës së Shelbuemit, ndërsa solli emocione të forta për publikun të cilët kishin mbushur sallen e qendres kulturore “Abat Doçi” në Rubik.

Artikulli paraprakMURIQAN, ARRESTOHEN 2 SHTETAS, IU GJET KANABIS GJATË KONTROLLIT FIZIK
Artikulli tjetërFUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA NË FINALE