Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në dalje të Rrogozhinës, ku treni i linjës Fier-Elbasan ka aksidentuar për vdekje një këmbësor 81-vjeçar.
Policia njofton se ka mbetur viktimë i moshuari P. V., i cili ka qenë duke kaluar në shinat e trenit, kur është përplasur nga mjeti.
Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 07.06.2018, rreth orës 08:30, në dalje të Rrogozhinës treni i linjës “Fier – Elbasan”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin P. V., rreth 81 vjeç.
Këmbësori P. V., në momentin e aksidentimit ka qenë duke kaluar shinat e trenit. Shërbimet e policisë dhe drejtuesi i trenit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.