Ndërsa po qëndron në Kosovë për festimet e 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-s, Presidenti amerikan, Bill Clinton, ka pasur kontakt me disa qytetarë në rrugët e Prishtinës.

Clinton ka marrë shumë përqafime nga kosovarët.

Sekretari i Clintonit, Angel Urena ka publikuar edhe një video në të cilën dëshmohet edhe një herë dashuria e madhe ndaj Clintonit dhe Shteteve të Bashkuar nga qytetarët e Kosovës.

Në videon e tij shihen shumë qytetarët duke përshëndetur Bill Clinton e aty është edhe një i moshuar me plis, i cili e përqafon me shumë entuziazëm ish-presidentin.

Ish presidenti Clinton dhe ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, po qëndrojnë në Kosovë për të marrë pjesë në veprimtaritë me të cilat pritet të shënohet 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s, që i dhanë fund luftës gati dyvjeçare dhe administrimit serb të Kosovës.

Roli i të dy zyrtarëve amerikanë vlerësohet vendimtar për ndërhyrjen e NATO-s 20 vjet më parë dhe hapjen e rrugës për pavarësinë e Kosovës.

 

Artikulli paraprakPERFUNDON NE “ELBASAN ARENA “SHQIPERI-MOLDAVI 2-0
Artikulli tjetërSTUDIUESIT: BAKTERET MUND TË DEPËRTOJNË DERI NË TRU, LANI DHËMBËT