Rrok Dodaj mori detyrën si kryetari ri i bashkisë Pukë pas fitores në zgjedhjet e 14 majit përballë Gjon Gjonaj të PS që drejtoi deri më tani Pukën…

Pas betimit Dodaj falenderoi demokratët dhe socialistët e Pukës që ë votuan ndërsa tha se do jetë një kryebashkiak pa asnjë dallim partiak….

I pranishëm në marrjen e detyrës së Dodaj si kryebashkiak i Pukës ishte sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka i cili tha se shumë shpejt pushteti do t’i rikthehet qytetarëve në mbarë vendin….

Dodaj shkoi menjëherë në zyrën e kryetarit të bashkisë Pukë por aty nuk u prit nga askush dhe gjeti një zyrë totalisht të boshatisur si dhe me një karrige të vjetruar….

Kreu i ri i bashkisë e cilësoi absurd vendimin e ish kryebashkiakut Gjonaj për të boshatisur zyrat dhe magazinën….

Këshilli i Bashkisë Pukë përbëhët nga 15 këshilltarë, forcë ë parë PSD me 4 këshilltarë, 2 PS, 2 AAK, dhe nga 1 këshilltarë koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Partia Demokratike, Fronti i Majtë, Balli Kombëtar, PDS, FRD dhe PADSH ndërsa Eduart Gjoka i PSD u zgjodh kryetar i këshillit si dhe Enver Sulejmani nga Fronti i Majtë nënkryetar këshilli. Gjon Gjonaj e drejtoi për 8 vite bashkinë Pukë ndërsa në zgjedhjet e 14 majit humbi përballë Rrok Dodaj të koalicionit të djathtë “Bashkë Fitojmë”.

Artikulli paraprakNDREU: INVESTIME NË SISTEMIN E UJËRAVE
Artikulli tjetërKONFERENCA “KOLË THAÇI, SHTETAR POET”