Qeveria shqiptare është duke u bërë gati për ndërtimin e autostradës adriatiko joniane Muriqan-Lezhë me financimin e Bankës Europiane për Rindërtim BERZH, e cila do të jetë një rrugë tërësisht e re, paralel me aksin aktual Shkodër-Lezhë. Projekti paraprake sa i përket konkluzioneve mjedisore dhe sociale u prezantua në një dëgjesë publike në bashkinë Shkodër nga projektuesit dhe ekspertët social e mjedisor. Ky aks do të jetë 40.4 km me një shpejtësi 120 km/h, me 5 nyje lidhëse, 40 nënkalime dhe 17 ura mes të cilave edhe një urë e re mbi lumin Buna.

Banorë të fshatrave që mund të preken në bizneset apo tokat e tyre si shkak i ndërtimit të kësaj rruge janë të shqetësuar për shpronësimet dhe një pjesë e konsiderueshme për mungesën e certifikatave të pronësisë. Ekspertët u shprehën se në fazën tjetër të projektit do diskutohet për shpronësimet ndërsa për pronësinë kërkohen me çdo kusht cerfikatat.

Kjo është hera e dytë që zhvillohet një dëgjesë publike për rrugën adriatiko-joniane Muriqan-Lezhë në bashkinë Shkodër ndërsa projekti është ende në fazë paraprake dhe është e paqartë se kur mund të fillojnë dhe përfundojnë punimet ndërsa nuk është sqaruar ende as çështja e shpronësimeve.

Artikulli paraprak“SHPRESOJ QË OPOZITA TA GJEJË RRUGËN”, ESCOBAR: UROJ QË DREJTIMIN E SAJ TË MOS E MARRË DIKUSH QË NA KUJTON KOHËT E KËQIJA NË VITET ’90
Artikulli tjetërTURIZMI DHE BUJQËSIA NË FOKUS TË BASHKISË LEZHË