Që prej 27 vitesh, dhjetra banorë të rrugës “Anton Mazreku” në klagjen “Skëndebeg” vuajnë mungesën e ndricimit gjatë orëve të natës. Ata bëjnë me dije se mungesa e ndricimit e ka vështorësuar tej mase qarkullimin gjatë natës.

Ndërkohë, përveç vështirësisë në lëvizje, mungesa e ndricimit është kthyer në problem shqetësues përsa i përket edhe hajdutëve, nga ku janë shtuar në masë të frikshme edhe rastet e grabitjeve në këtë zonë. Nuk kanë munguar asnjëherë premtimet për zgjidhjen e kësaj situate, e megjithatë asgjë nuk është bërë. Banorët, të indinjuar bëjnë apel që kjo problematikë e kësaj zone të ketë zgjidhje, pasi gjithmonë kjo zonë ka qenë e rregulltë në pagesën e taksave.

Përderisa, nuk janë më shumë se 150 metër dhe nevoja për vënien e ndricimit është minimale. Vetë banorët janë detyruar që në shumë raste investojnë vetë, megjithatë problem vazhdon të trashëgohet prej vitesh

Artikulli paraprakKËLLIÇI: TË RINJTË NË KRYE TË PROTESTËS
Artikulli tjetërSHKODER:DIGJET MJETI,NUK KA TE LENDUAR