RRUGA ÇAJUPI DHE DORA D’ISTRIA MES GROPAVE E PLUHURIT
Në qytetin e Shkodrës disa rrugë janë me gropa, të lena në gjëndje aspka të mirë. Gjendja e tyre e bën të nevojshme riparimin pa nisur sezoni turistik si pjesë e masave përgatitore për të mos pasur trafik të rënduar gjatë muajve të verës.
Banorët tregojnë se kanë mbi 30 vite në këtë lagje dhe se asnjëherë nuk janë marrë masat e nevojshmë pavarësisht premtimeve që u janë bërë.
Tashmë banoët shpresojnë që të merren masa me ardhjen në detyre të kryetarit të ri të Bashkisë Shkodër. Pasi situata e tyre është e njëjtë prej shumë vitesh dhe se ankesat e bëra nga ana e tyre duket se më herët kanë rënë në vesh të shurdhër.