Banoret e lagjes Skenderbeg ne rrugen “Çerciz Topulli” edhe ne vitin 2015 vazhdojne te vuajne mungesen e nje rruge me infrastrukturen e duhur.Ka mjaftuar shiu i vetem nje dite per te kthyer gropat e medha te ujit qe mbizoterojne kete zone prej mese 10 vitesh.Familjaret shprehen tejet te irrituar ndersa i kerkojne Bashkise se re Shkoder te mbaje premtimet qe ka dhene ne zgjedhjet e 21 qershorit. Situata ne kete lagje duket qarte.
Panorama qe sjell kjo rruge nuk i ngjan kurrsesi nje zone brenda qytetit te Shkodres. Banoret detyrohen te kalojne permes gureve provizore duke mbrojtur femijet nga uji i cili eshte i pranishem ne cdo stine te vitit.Ironia me keta familje nuk perfundon me kaq pasi vetem pak metra me tutje konkretisht prane varrezave te rrmajit bashkia shkoder në kuadër të projektit për rikonstruksionin e rrugëve dytësore, vijon punën .Janë 8 rruge dytesore në rajonin numer 3 të cilat, do të asfaltohen brenda këtyre ditëve.