
Është në gjendje totalisht të amortizuar rruga “Çun Nika” në lagjen “Mar Lula” të qytetit të Shkodrës. Në këtë rrugë rreth 200 metër të gjatë nuk është investuar asnjëherë për mirëmbajtjen e saj nga institucionet përgjegjëse, aq më pak për rikonstruksionin.
Jashtë kamerës banorët tregojnë se disa herë kanë kërkuar që institucionet të marrin masa për investimin në këtë zonë, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje lidhur me kërkesat e tyre. Një pjesë e rrugëve në këtë lagje janë asfaltuar dhe pajisur me kanalizime, ndërkohë që rruga “Çun Nika” vijon të mbetet në gjendje të amortizuar, me gropa të mbuluara nga uji dhe mungesë të kanalizimeve.