Reshjet e shiut që kanë nisur ditët e fundit në qytetin e Shkodrës kanë përkeqësuar menjëherë situatën në disa prej rrugëve të cilat për 25 vite me radhë janë lënë në harresë të plotë. Me gropa të mbushura me ujë dhe tërësisht e amortizuar është rruga “Danaj” në lagjen “Perash” në qytetin e Shkodrës.

Banorët tregojnë se situata nuk është aspak e mirë dhe se ndër vite kanë marrë premtime pafund për rikonstruksionin por deri më tani asnjë premtim nuk është mbajtur.Po ashtu vetë banorët që përshkohen çdo ditë tregojnë se qarkullimi është shumë i vështirë duke qenë se thuajse në të gjithë gjatësinë e saj rruga është e mbushur me ujë.Kryesisht të moshuarit por edhe fëmijët që shkojnë çdo ditë në shkollë e kanë një problem madhor të kalojnë në rrugën “Danaj”.Kërkesat për rikonstruksionin e rrugës “Danaj” kanë qenë të shpeshta nga komuniteti i banorëve por deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar. Për banorët është e papranueshme që pas 25 vitesh situata në rrugën ku kalojnë çdo ditë të jetë në një situatë të tillë aspak normale.

Artikulli paraprakFERMERI LUSH NDOCI NË PROTESTË PËR PROBLEMET E TIJ
Artikulli tjetërSHKOLLA “PREK CALI” BASHKIA VAU DEJËS NIS INVESTIMIN