Prej më shumë se 20 vitesh rruga që lidh lagjen Dobraç në Shkodër me fshatin Golem në njësinë adminitstraive Rrethina, është e amortizuar. Banorët thonë se situata bëhet më e vështirë gjatë stinës së dimrit, veçanërisht për fëmijët e vegjël të cilët detyrohen të ecin mes baltës dhe gropave me ujë për të shkuar në shkollë….

Premtimet kanë qënë të shumta për rikonstruksionin e këtij aksi gjatë fushatave elektorale, por sipas banorëve ende nuk është marrë asnjë masë.

Infrastruktura e dobët e segmentit që lidh lagjen Dobraç me fshatin Golem është ngritur disa herë si problematikë nga banorët e zonës, por deri më tani nuk është gjetur një zgjidhje.

Artikulli paraprakKONCERT ME MUZIKË KLASIKE NË LEZHË
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA ZHGËNJEN NDAJ KAMZËS