KA GROPA TË MËDHA DHE MBETURINA, QYTETARËT KËRKOJNË TË RIKONSTRUKTOHET.Rruga e njohur si rruga e divizionit në qytetin e Shkodrës është jashtë çdo parametri normal. Edhe pse bën pjesë në rrugët dytësore të qytetit të Shkodrës prej më shumë se 20 vitesh ai aks atje është lënë krejtësisht në harresë.

Rruga në të gjithë gjatësinë e saj është e mbushur plot e përplot me gropa që krijojnë pellgje uji e po ashtu herë pas herë edhe mbeturina. Asfalti i atij segmenti është tërësisht i amortizuar. Duket qartë se gjatë gjithë këtyre viteve askush nuk është kujtuar për të hedhur sytë në atë zonë. Në fakt numri i banorëve që jetojnë aty përreth është i konsiderueshëm dhe është rritur ndjeshëm sidomos vitet e fundit. Në të njëjtën kohë edhe ata të cilën përshkohen aty janë në një numër të madh sespe aksi i divizionit lidh pjesë të rëndësishme të qytetit të Shkodrës. Pavarësisht se banorët disa herë janë ankuar ende nuk ka një zgjidhje për të mundësuar rikonstruksionin e asaj pjesë. Gjatë fushatave elektorale shpesh herë politika qëndrore por edhe vendore ka premtuar për ndërhyrje dhe përmirësimin e rrugës por deri tani një hap i tillë ende nuk është ndërmarrë duke bërë që premtimet të rezultojnë false për atë komunitet. Amortizimi thuajse total i segmentit të divizionit natyrisht që sjell vështirësi në lëvizje qoftë për fëmijët që shkojnë çdo ditë në shkollë e po ashtu edhe për makinat. Për të mos mjaftuar rruga e divizionit në dy anët e saj kthehet në vendparkim mjetesh të ndryshme. Fluksi i lëvizjes atje është i madh sepse ballë për ballë ndodhet spitali rajonal i Shkodrës. Vetëm një ditë më parë Bashkia e Shkodrës trumpetoi përfundimin e punimeve në disa rrugë dytësore gjatë këtij viti por duket se ka ende shumë punë për tu bërë në mënyrë që institucioni vendor të përmbushë detyrimet për të gjithë qytetarët e vet të cilët çdo muaj në mënyrë të përpiktë paguajnë taksat edhe për infrastrukturën.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/6WiagZljHjY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTHAÇI NË INTERVISTËN E FUNDIT SI KRYEMINISTËR
Artikulli tjetërRRUGA E SANATORIUMIT NË ERRËSIRË