Rreth 60 familje nga zona e Draçinit në lagjen 10 Korriku të qytetit tyë Shkodrës vuajnë mungesën totale të infrastrukturës rrugore.
Banorët thonë se nuk ka patur asnjë investim, ndërsa ajo që i shqetëson më tepër është vështirësia që kanë fëmijët për të shkuar në shkollë. Kjo rrugë lidhet me unazën lindore të qytetit, ndëra një përrua uji buron nga mali gjatë gjithë vitit, I cili në mënyrë të vazhdueshme merr me vete bazamentin e rrugës duke dëmtuar shpeshherë edhe aksin kryesor. Edhe më parë, banorët e lagjes kanë ngritur zërin për rikonstruktimin e rrugës, por reagime institucinale nuk ka patur.